
SHBA ka kryer sulme ajrore në provincën lindore siriane të Deri el-Zour ku ka shënjestruar dy lokacione ku kanë qëndruar militant të përkrahur nga Irani, transmeton Gazeta Metro.
Aktivisti opozitar sirian me rezidencë në Evropë Omar Abu Layla nga Deir Ezzor 24 Media ka thënë se shënjestra kryesore ka qenë një zonë me ferma jasht qytezës së Mayadeen. Lokacioni është evakuuar dhe askush nuk është lënduar.
Një sulm i dytë të premten herët ka goditur një zonë të njohur si rripi i gjelbërt afër kufirit me Irakun.
Abu Layla ka thënë se këto sulme kanë qenë të pritura për shkak të provokimeve të vazhdueshme ndaj forcave amerikane.
Abu Layla ka shtuar se zona e fermave ku ka goditur SHBA është një zonë e rëndësishme për shkak se armët që vijnë nga Irani deponohen aty dhe pastaj dërgohen në Liban dhe vende tjera të Lindjes së Mesme



