BotaLajme

SHBA: BAJDENI SHFUQIZON DISA NGA POLITIKAT E TRAMPIT

Ë DITËN E PARË SI PRESIDENT, NËNSHKROI 15 URDHËRA EKZEKUTIVË

Ndër 17 urdhërat ekzekutivë të nënshkruar gjatë orëve të para në detyrë nga Presidenti Joe Biden, dy prej tyre forcojnë bashkëpunimin e dëmtuar me Kombet e Bashkuara në drejtim të përmirësimit të shëndetit global dhe luftës ndaj ndryshimeve klimatike.

Duke përmbushur premtimet elektorale, Presidenti Biden ndali tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe riktheu vendin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën të vitit 2015.

Gjithashtu, Presidenti Biden nënshkroi urdhëra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme. Këta urdhëra çmontojnë disa prej pjesëve kryesore të politikave kufizuese ndaj emigracionit të vendosura nga ish-Presidenti Donald Trump./VOA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close