
Nxënësit e fshatit Sellcë të Tetovës do të kenë një objekt të ri shkollor, kjo pasi Qeveria në seancën e sotme miratoi propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri,njofton Top24
Buxheti i ndarë për këtë projekt është 750 mijë euro.
Njoftimi i plotë i ministrit Shaqiri:
Një lajm shumë i bukur sot: Në seancë qeveritare u votua pro propozimit tim për ndërtimin e një objekti të ri në SHFK “Rilindja” në fshatin Sellcë në Tetovë.
U siguruan rreth 750.000 euro për ndërtimin e shkollës dhe nxënësit e saj së shpejti do të mësojnë në shkollë të re. Së shpejti e zgjedhim operatorin ekonomik dhe gjithçka fillon të bëhet realitet.
Nxënës të dashur, a do të rradhitim plot 5 dhe suksese të reja?



