LajmeMaqedoniTopLajm

Shaqiri: Po fshihet e vërteta, Danella e largoi nga puna dhe i shkoi në lagje…

Xhezair Shaqir i njohur Komandant Hoxha i UÇK-së ka komentuar ngjarjet e fundit me incidentin me kryetaren e Shkupit, Danella Arsovska, që sipas tij është provokuar nga ajo dhe sillet si viktimë.

Ja postimi i tij:

Çfarë do të thotë të jetosh me intrigat e mediave në ditët e sotme!

Para disa javësh, të njëjtin djalë e larguan nga puna në Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimi” në Shkup – me urdhër të Danellës dhe Blerimit. E sot, ajo shkon para derës së shtëpisë së tij, bën foto, provokon me fjalë, dhe në video duket qartë që e godet me këmbë. Djali, pa e kuptuar mirë se çfarë po ndodh, reagon me disa sharje të momentit – si pasojë e provokimit të ulët.

Tani, ajo del para mediave e sillet si viktimë!

Askush nga këto media “të pavarura” nuk e përmend faktin pse ky djalë u largua nga puna dhe çfarë kërkonte Danella para derës së tij, në lagjen e tij!

Ndërkohë, vëllai i tij – Baruti – pa e ditur fare se çfarë ka ndodhur, sulmohet nga të gjitha anët nga media dhe portalet.

Hajmedet, në çfarë kohe po jetojmë!”, ka shkruar Xhezair Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close