LajmeMaqedoniTopLajm

Shaqiri: Aktivistët e të gjitha partive të bashkuar në Strugë, demantuan ata të cilët s’vlenë as të komentohen

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar për takimin që “Fronti Europian”, ka pasur me qytetarët e Strugës.

Shaqiri ka thënë se struganët besojnë, po edhe të tjerët se Fronti Europian është fuqia e cila do ta përshpejtojë rrugëtimin e vendit drejt BE-së.

Shton se sonte të gjithë aktivistët e partive politike nën ombrellën e Frontit Europian janë mbledhur me një vend për ti thënë zëshëm Po Europës,Jo Rusisë.

Ai ka falënderuar të gjithë që me prezencën e tyre sipas tij, demantuan ata të cilët S’vlenë as të komentohen,

“Ne struganët besojmë, besojnë edhe të tjerët se Fronti Europian është fuqia e cila do ta përshpejtojë rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian. Numri 4 Bujar Osmani për President, na bëri bashkë sonte të gjithë aktivistët e partive politike nën ombrellën e Frontit Europian për ti thënë zëshëm Po Europës,Jo Rusisë. Faleminderit shumë që bashkë me prezencën tuaj i demantuam ata të cilët S’vlenë as të komentohen”, ka shkruar Shaqiri.

Related Articles

Back to top button
Close
Close