LajmeMaqedoniTopLajm

SHAHPASKA: NDIHMAT – ANKESAT BRENDA 10 DITËVE

NUK HEQIM DORË NGA PAGESA E TË GJITHA MJETEVE” 


Duke prezantuar 100 ditë qeverisje Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska përmendi dy prioritet e kësaj ministrie, rruajtjen e vendeve të punës dhe mbështetjen e kategorive të qytetarëve për të mos I humbur vendet e tyre të punës.  Ajo njoftoi se kjo ministri ka ndihmuar pensionistët dhe qytetarët me dhënien e ndihmës shtetërore nga pakot qeveritare.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në konferencën e sotme për shtyp tha se afati i fundit për shqyrtimin e ankesave dhe kundërshtimeve, të ndihmës shtetërore prej 6,000 denarë nga pakoja e katërt e masave për qindra mijëra qytetarë, do të shqyrtohet brenda  10 ditëve. Qytetarët kanë pasur mundësi për ankesa deri më datë 21 dhjetor. Sipas saj, shumica e ankesave janë drejtuar nga prindër të vetëm, duke siguruar se fondet do të paguhen në llogaritë e tyre.

JAGODA SHAHPASKA – MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE 

Afati ligjor për shqyrtimin e ankesave është 10 ditë dhe gjatë kësaj kohe do të gjendet mënyra për të paguar fondet për prindërit e vetëm për të cilët u paraqitën lista e ankesave që erdhi gjatë ditës së djeshme. Ata do t`i marrin këto mjete prej 6,000 denarë. Ekziston një periudhë e ankesave, ankesat shqyrtohen dhe në periudhën e ardhshme do të vendoset se cilat ankesa do të pranohen. Ne nuk po heqim dorë nga pagesa e të gjithëve parave.

Gjatë rekapitulimit të 100 ditëshit në krye të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, ajo ka përmendur pjesëmarrjen e kësaj ministrie në përgatitjen e pakos së katërt të masave ekonomike, ku njoftoi se janë përfshirë 182 mijë pensionistë, 84 mijë kërkues pasiv të punës, 8226 pensionistë social si dhe 5570 prindër të vetëm./KlanMacedonia

Related Articles

Back to top button
Close
Close