
“Të nderuar qytetarë,
Vitin 2023 njejt si çdo vit tjetër, e fillojmë me projekte konkrete dhe punë të realizuara!
Gjatë mandatit tonë të kaluar, katër vjeçar, në një kohë rekord me punë dhe përkushtim rikonstruktuam shtatë shkolla dhe i pajisëm ata me kushte më moderne për mbarë vajtjen e procesit edukativo-arsimorë.
ARSIMI
Tani edhe një premtim tjetër i bërë realitet.
Në vazhdën e punimeve që janë bërë nëpër shkollat e Komunës së Vrapçishtit kësaj rradhe përfunduan punimet edhe në shkollën e Gjurgjevishtit.
Falë bashkëpunimit të mirë me shkollat në Komunën e Vrapçishtit, arrihen edhe sukseset.
Në bashkëpunim me USAID fituam projektin për shkollën e Gjurgjevishtit, Investimi erdhi nga këta subjekte, komuna, shkolla dhe USAID.
Këta punë u realizuan:
1. Ndrimi i kulmit të shkollës!
2. Lyerja komplet e shkollës brenda!
3. Ndërtimi i kotllarës së re!
4. Vendosja e nxemjes qendrore!
5. Ndrimi i dyerve dhe dritareve!
6. Renovimi i tërësishëm i banjove!
7. Bekatonimi i tërësishëm i oborrit të shkollës!
8. Vendosja e parmakëve në hyrje të shkollës!
9. Instalim i ri i rrymës elektrike!
Respekt të veçantë për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti në drejtim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla.
Vazhdojmë me projektet e rradhës!” Shkruan Isen Shabani kryetari i komunës së Vrapçishtit në fb.








