Shabani: Për herë të parë në administratën e Ministrisë së mbrojtjes angazhohen dhjetë shqiptarë!
26 Maj, 2026
1 minute read
Screenshot
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani përmes një postimi në profilin e tij ka ndarë lajmin se në këtë dikaster me angazhimin e tij profesional dhe VLEN-it për herë të parë në Ministrinë e Mbrojtjes angazhohen dhjetë administrator shqiptarë duke bërë kështu fuqizimim profesional të shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe duke sjellë një frymë të re meritokracie, përkushtimi dhe përgjegjësie, shkruan Top24
“Për një periudhë të gjatë, përfshirja e shqiptarëve në këtë institucion nuk ka reflektuar potencialin real dhe kontributin që ata mund të ofrojnë. Megjithatë, përmes një pune të vazhdueshme, angazhimi të palodhshëm dhe një qasjeje të vendosur për të sjellë drejtësi dhe barazi, është arritur që ky realitet të fillojë të ndryshojë në mënyrë konkrete” shkruan Shabani.
Postimi i plotë i zëvendësministrit Admir Shabani:
Në një hap të rëndësishëm drejt rritjes së përfaqësimit dhe fuqizimit profesional të shqiptarëve në institucionet shtetërore, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar angazhimin e 10 profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një frymë të re meritokracie, përkushtimi dhe përgjegjësie.
Për një periudhë të gjatë, përfshirja e shqiptarëve në këtë institucion nuk ka reflektuar potencialin real dhe kontributin që ata mund të ofrojnë. Megjithatë, përmes një pune të vazhdueshme, angazhimi të palodhshëm dhe një qasjeje të vendosur për të sjellë drejtësi dhe barazi, është arritur që ky realitet të fillojë të ndryshojë në mënyrë konkrete.
Këto 10 punësime nuk janë thjesht një numër, por një dëshmi e një përkushtimi serioz për të hapur dyert për profesionistë të kualifikuar shqiptarë, të cilët për vite me radhë kanë qenë të nënpërfaqësuar në këtë sektor. Ata përfaqësojnë vlera, integritet dhe përgatitje të lartë, duke dëshmuar se kur puna dhe merita vendosen në plan të parë, rezultatet janë të prekshme.
Ky zhvillim është rezultat i një angazhimi të qartë për të ndërtuar institucione më të drejta, më përfshirëse dhe më funksionale, ku çdo qytetar ka mundësi reale për të kontribuar. Përmes këtij procesi po vendoset një standard i ri, ku përkushtimi maksimal dhe puna konkrete po kthehen në faktorët kyç të avancimit dhe përfaqësimit të drejtë.
Ky është vetëm një fillim i një rruge që synon të forcojë më tej rolin e shqiptarëve në sektorë strategjikë të shtetit, duke dëshmuar se me vizion, punë dhe këmbëngulje, ndryshimi është i mundur.