LajmeMaqedoni

Sezoni i alergjive, mbushen ambulancat e vendit

Lulëzimi i pemëve dhe barit ka filluar t’u shkaktojë problemeshëndetësore qytetarëve. Alergjitë e pranverës mbushin ambulancat me pacientë të cilët ankohen për plogështi, kruarje të syve dhe teshtitje. Mjekët thonë se është e rëndësishme që trajtimi të fillohet në kohë në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet.

“Pacientët duhet të mbrohen me maskë kur dalin, duhet të kenë kujdes në cilën periudhe të ditës dalin jo kur është piku më I madh I polenit. Duhet t’i mbyllin dritaret, marrjen e shpeshtë të lëngjeve, vitaminave. Poashtu duhet t’i marrin edhe preparatet e shkruara nga mjeku amë si antihistaminikët dhe sprain përkatës në rast të reaksionit të madh”, u shpreh pediatri Angellco Andonovski.

Çdo i treti qytetar në vend ka një alergji të caktuar. Mjekët thonë se edhe pse janë më të theksuara në këtë periudhë, janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Ajri i ndotur gjithashtu përkeqëson simptomat tek qytetarët, i bën kokrrat e polenit më agresive dhe zhvillon një pasqyrë klinike më të fortë.

“Tashmë ka ndryshuar shumë moti me një lloj të madh të kontaminimit në një fluks shumë të madh alergjenësh në të gjithë vendin tone. Do ta ceki ajrin e ndotur, me materiet e dëmshme në ajër, pastaj mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit, janë të gjitha këto faktorë që alergjitë e gjejnë hapësirën e tyre që munden t’i shkaktojnë edhe pasoja më të rënda organizmit”, theksoi Andonovski.

Ndërsa shumica prej nesh presin me padurim pranverën, ka nga ata për të cilët lulëzimi i pemëve është një makth.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close