LajmeOpinion

“Servilizmi popullor dhe mediatik”

Mr. Metali Alili

Populli dhe mediumet të cilët në mënyrë permanente bëjnë opozitarizmin e opozitës rezikojn rëndë pluralizmin politik dhe demokracin e një vendi siç është vendi jonë i cili edhe ashtu “de facto” nuk doli kurrë prej sistemit njëpartiak “komunist – diktatorial”

Në kohën kur akoma nuk kemi epilog përfundimtar për flakjen e spitalit modular të Tetovës, flakjen e autobusit të “Besa Turs” rastin e “Durmo Turs” ku në pyetje jan jetëra njerëzish të dishirosh të kataluptosh opozitën, ki është kulmi i servilizmit njerëzor dhe mediatik.

Të mos kesh tagër të kërkosh llogaridhënje, transparencë dhe përgjegjësi nga pushteti si parime të demokracisë, i cili pushtet ka të gjitha mekanizmat për të vepruar por edhe për të ndihmuar opozitën në pushtetin lokal si formë demokratike e ndarjes së pushtetit dhe zgjedhjeve demokratike nuk ju bën nderë e as shikueshmëri dëshira për të kataluptu opozitën.

Po po, neve akoma jetojm në diktaturë.
Të pranosh rezultatin zgjedhor demokratik dhe të pengosh me forma dhe procedura të ndryshme juridike zhvillimin në pushtetin lokal nuk ju heq sedrin e diktaturës e të ju vesh të demokracis, por akoma edhe më shum hibridizon diktaturën dhe krijon një diktatur hibride që nuk mundet të luftohet as me dije, as me guxim e as me besë.
Për kohën momentale është lehtë si alternativë të zgjedhësh strehimin tek pushteti e të mos mendosh ardhmërin e fëmijëve tuaj, por është shumë e dhimbëshme kur nesër fëmijët tuaj do jua shajn edhe varin.

Ata, fëmijët panvarsisht se nuk flasin edhe kur shohin gabime te prindërit e tyre, fatkeqësisht heshtin nga tradita provinciale e krijuar me vite nuk nënkupton se nesër nuk do na shajn me var, me nam e nishan.

Të luftosh dhe të godasësh më të vegjëlit dhe të papushtetshmit nuk është patriotizëm por “servilizëm” i llojit të vet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close