LajmeRajon

Serbia siguron medikamentin e Regeneron që kuron Covid-19, e katërta në Europë pas Gjermanisë, Hungarisë dhe Republikës Çeke

Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, e cila ka thënë se ilaçi është 95% efektiv ndaj personave që nuk janë shtruar në spital, duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre.

Serbia ka siguruar, një medikament, regeneron, që është 95% efektiv në luftën kundër Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga Sanja Skodeic, nga kryetarja e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, e cila ka thënë se ilaçi është 95% efektiv ndaj personave që nuk janë shtruar në spital, duke shmangur përkeqësimin e gjendjes së tyre.

“Një ilaç për pacientët kundër Covid-19, efikasiteti i të cilit është 95 përqind ka mbërritur në Serbi. Ky ilaç është nga grupi i antitrupave monoklonale. Ai punon duke u lidhur me vendet në virusin ku virusi normalisht lidhet me qelizën. Ilaçi parandalon që virusi të lidhet më tej me qelizat në trupin tonë. Efikasiteti i tij është 95 përqind. Ai u jepet pacientëve që nuk janë të shtruar në spital dhe parandalon që gjendja e klientëve të përkeqësohet,”-ka thënë ajo.

Ai tregon se është më mirë të marrim ilaçe në një fazë të hershme, kur trupi ynë nuk ka prodhuar akoma antitrupa, ose të paktën jo një sasi më të madhe të antitrupave.

“Është menduar që pacientët të cilët sapo janë sëmurur dhe që janë kritikë sipas disa kritereve, të marrin ilaçeët. Së pari, për njerëzit më të vjetër se 65 vjeç, të cilët kanë sëmundje shoqëruese, probleme kardiovaskulare, hipertension, sëmundje të veshkave, probleme të mushkërive,”-ka thënë ajo.

Po ashtu ajo ka shtuar se nuk është aprovuar për pacientët që janë shtruar në spital për shkak të Covid-19 ose janë në oksigjen, sepse nuk dihet nëse ndihmon apo mund të përkeqësojë gjendjen .

(k.a/dosja.al)

Related Articles

Back to top button
Close
Close