LajmeRajonTopLajm

Serbia dënon Shqiprim Arifin, ngriti flamurin shqiptar më 28 nëntor në objektin e komunës së Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është gjobitur me gjobë në vlerë 55.000 dinarësh (470 euro) nga Gjykata për Kundërvajtje në Vranjë lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e Alternativës për Ndryshim — dega Bujanoc, me rastin e festës së 28 nëntorit, ditës së Flamurit. Kështu ka njoftuar Arifi përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij ‘sa më shumë që ka të drejta për serbët në Kosovë aq më pak të drejta për shqiptarët në Serbi. Deri kur?’.

Arifi ka thënë ky aktvendim është pjesë e kolazhit diskriminues dhe shkeljeve të drejtave sistematike individuale, kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Gjykata në fjalë ka nxjerrur aktvendim lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në selinë e partisë tonë në Bujanoc, me ç’rast ky dënim përbëhet prej 5000 dinarëve ndaj mua si person përgjegjës në pozitën e kryetarit të partisë “Alternativa për Ndryshim”, ndërkaq 50.000 dinarë për subjektin politik që kam drejtuar deri në shkurt të këtij viti, kur është datuar edhe ky aktvendim”, ka shkruar Arifi në Facebook.

Related Articles

Back to top button
Close
Close