
Alarmet ranë në pjesën e dytë të Crvena Zvezda-Barcelona. Në një krosim nga vija anësor për në zonën e portës katalanase, këpucët e Spajic, sulmuesit serb, goditën Pau Cubarsí në fytyrë.
Shokët e skuadrës Blaugrana shkuan me shpejtësi tek ai, vunë duart në kokë dhe filluan të kërkojnë zëvendësimin nga trajneri Flick.
Shërbimet mjekësore të Barçës hynë shpejt në fushë dhe konfirmuan se qendërmbrojtësi i ri duhej të zëvendësohej, pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.
Sergi Domínguez hyri në vend të tij, teksa Cubarsí ishte në gjendje të ecte vetë drejt dhomës së zhveshjes me një peshqir mbi fytyrë, i cili mbulonte plagët e shkaktuara nga këpuca e kundërshtarit.
Mjekët e Barçës u futën shpejt në punë dhe ia qepën plagën. Sipas “Ràdio Vilablareix”, futbollistit nga Girona i janë dashur 9 qepje në fytyrë. Në fund të lojës, Hansi Flick i qetësoi të gjithë. “Cubarsí është mirë, i kanë bërë disa qepje në fytyrë, por e përballon si i ri. Kur rritesh është ndryshe”, – shpjegoi trajneri gjerman.
Më vonë, Gavi postoi diçka në llogarinë e tij personale në Instagram, në të cilën tregonte faqen e qendërmbrojtësit me qepje. Përkrah fotos shkroi disa fjalë, duke e konsideruar shokun e skuadrës “luftëtar”.
Mësohet se Cubarsí nuk duhet të ketë probleme për të luajtur të dielën e ardhshme në “Anoeta”, kundër Real Sociedad.





