LajmeMaqedoniTopLajm

Selimi: Qeveria VLEN-ZNAM-VMRO fshiu më shumë se 31627 shqiptarë të mërgatës

Gazetari Kasam Selimi, përmes një postimi në profilin e tij në FB ka publikuar një listë të mërgatës në duke potencuar se qeveria e Maqedonisë me një vendim fshiu nga Gostivari më shumë  se 31627 qytetarë shqiptarë, shkruan Top24

Aq popullatë – mërgimtarë të regjistruar që ka komuna e Gostivarit, 34186 ose 31627 prej tyre shqiptarë që Maqedonia e Veriut nuk i njeh dhe i fshinë kur është puna për të përfituar komuna jonë,

po aq populluatë sa numrat që i mohohën Gostivarit, shteti i hiles dhe çizmës, këto numra shteti i ka shpikur dhe zëvendësuar në komunar maqedonase,

Vini re, nga përllogaritja e bërë, në 46 komuna maqedonase, janë futur 31063 “banorë”, në numrin e banorëve Rezident.

Këto numrat të shpikur të këtyre komunave i krahasova me numrin e popullatës së komunës së Gostivarit që është regjistruar dhe që shteti nuk na llogarit aspak.

Ditëve në vazhdim do ta shihni se edhe dyfish popullatë e shpikur është futur në komunat më të mëdha, me shumicë maqedonase.

E thjeshtë,

Maqedonia e Veriut e keqpërdor regjistrimin në dëm të shqiptarëve.

Hilja është e madhe

Janë 132000 banorë të shpikur që shteti i llogarit në dëm të shqiptarëve

Demaskimi vazhdon

Related Articles

Back to top button
Close
Close