LajmeMaqedoniTopLajm

Selimi: Musa Xhaferri ishte një figurë e vdekur politikisht, të shtunën u bë “riinkarnimi” i tij

Analisti Sefer Selimi, i ftuar sonte në emisioni Click Plus, tha se Musa Xhaferri kishte vdekur politikisht, por me zhvillimet e fundit duke shfrytëzuar të ashtuquajturin “Grupi i zjarrit”, u bë edhe rrinkarnimi i tij politikisht.

“U bë riinkarnim i Musa Xhaferrit, ku më herët ishte një figure e vdekur politike. Është paradoksale sepse gjatë gjithë kohës ishte në prapaskenë, pastaj në një moment, gjithë të tjerët dalin nga hija e Musa Xhaferrit. Vet Musa Xhaferri për 10 vite me radhë ka kryer të njëjtin funksion që po kryen sot Artan Grubi. Edhe gjatë kohës së Musa Xhaferrit ka pasur gjithmonë pakënaqësi, por Ali Ahmeti e ka mbrojtur”- deklaroi Sefer Selimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close