Analisti politik Sefer Selimi, ka reaguar pas deklaratave skandaloze të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe zv.kryeministrit Izet Mexhiti për gjuhën shqipe, i cili ka rikujtuar kohën kur po të njëjtit si Mexhiti dhe Taravari deklaronin se gjuha shqipe fal tyre është gjuhë zyrtare, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Izet Mexhiti “kryenegociator” me LSDM-në duke dakorduar “zyrtarizimin” e gjuhës shqipe gjatë rënimit të regjimit të Gruevskit në Dhjetor 2016! Lavde dhe krekosje!
Arben Taravari: 2 votat e ASH (LR-PDSH 2017) dhe vendosmëria e (atëkohë liderit të pakontestuar) Zijadin Selës mundësuan zyrtarizimin e gjuhës shqipe në 100 ditëshin e parë!
Albin Kurti (2024) në prani të dy të lartëpërmendurve: Gjuha shqipe asnjëherë nuk ka qenë zyrtare!
– Çfar katandisje
dhe një pyetje të madhe: PSE?



