
Analisti politik Selim Ibrahimi, duke komentuar dekretin e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden, tha se dekreti i Bajdenit i ka dy pika kyçe: korrupsionin dhe aspektin e sigurisë.
“Besoj që ky urdhër më së tepërmi do të godas politikanët, ata zyrtar të cilët janë të angazhuar, të futur në korrupsion dhe të cilët në një far mënyrë rrezikojnë stabilitetin, zhvillimin ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha Selim Ibrahimi në emisionin “ENTER” në TV SHENJA.
Ai tha se dekreti nuk është konceptuar 100% kundër koncepteve për ndryshimet e kufijve, pasi që nuk dihet plani i SHBA-së, se a është për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
“Mendoj që do të godas korrupsionin, ajo që duhet parë është se në sa nivele ky vendim do të shkojë. Siç e dimë, vendimi i 2001, ka goditur disa figura, shembull ka goditur Xhevat Ademin, Menduh Thaçin, por efektet kanë qenë të vogla, minimale pasi ata nuk kanë përfshirë pjesën dërmuese të politikanëve. Andaj duhet parë se sa thellë ky ligj do të shkojë, se sa thellë, Departamenti i Shtetit Amerikan dhe ambasadat që do të përpilojnë listat për sanksione”, u shpreh Ibrahimi.
Sipas tij lista në Maqedoninë e Veriut duhet të zgjerohet me politikanë që kanë qenë në pushtet por edhe në opozitë që janë. /SHENJA/



