LajmeMaqedoniTopLajm

Sela për dorëheqjen e Zaevit: Vetëm mund ta përshëndes dhe i dëshirojë të shkoje në opozitë bashkë me partnerët që i ka në qeveri

Duke folur për dorëheqjen e Zoran Zaevit, Sela në Alsat tha se është një vendim që ai vet e ka marrë.

“Ai sot e kësaj dite nuk është se e ka dorëzuar dorëheqjen në parlament. Do të ishte një akt për të vlerësuar në politik, nëse ai ka vlerësuar se duhet ta bëj një gjë të tillë. Unë si parti në opozitë nuk kam se i dal në mbrojtje, dhe çdoherë opozita është për të krijuar një shumicë të re, unë vetëm mund ta përshëndes dhe të shkoje në opozitë bashkë me partnerët që i ka në qeveri”, u shpreh Sela.
Sela tha se Zaev është dashur të jep dorëheqje shumë më herët, ka pasur shumë shkaqe tjera.
“Duke u nisur nga ndodhitë në Tetovë kur morri në mbrojtje ministrat që dhanë dorëheqje morale. Kur jepet dorëheqje morale nuk ka të bëje fare me hetimet”, tha Sela.
Sela tha se Zaev është dashur të jep dorëheqje që nga momenti kur plasi skandali me pasaportat.
Ai tha se Zaev është dashur të jap dorëheqje që nga momenti kur dështoi reforma në drejtësi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close