
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot nga parlamenti përmes një press konference ka sfiduar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski i cili gjatë ditës së djeshme në një intervistë për RTK1 tha se nuk i pengon gjuha shqipe duke i thënë se ajde të ulemi ta heqim 20% nga kushtetuta dhe gjuha shqipe të jetë e barabartë si gjuha maqedonase, shkruan Top24
“Pata rastin që dje ta dëgjoja kryeministrin e Mickovski, të dhënë në mediumet në Kosovë ku ai thote se asgjë kundër gjuhës shqipe dhe askush në maqedoni nuk ka asgjë kundër gjuhës shqipe, atëher oferta ime publike është hajde të ulemi dhe shpejtë ta hapim kushtetuën ta heqim 20% nga kushtetuta dhe gjuha shqipe të jetë pjesë kushtetutës ashtu siç e meriton” tha Ziadin Sela.



