LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Me “kontratë i nënçmuan shqiptarët në Kushtetutë, me kontrata fiktive po e dëbojnë rininë nga vendi

Aleanca e vendosur dhe modeste në mesazhin që do ta japë këto zgjedhje thotë Sela. Shkruan TOP24

”Tetova ka simboliken e qytetit që çdo prind kudo që jeton, fatin e femijëve tyre ja lë Tetovës si qytet universitar, dhe prandaj nuk kam pas asnjë dilemë që edhe ne fatin e partisë do t’ia lëmë kësaj rradhe rinisë këtu në Tetovë sepse më së miri se gjithkush tjetër do të dinë ta transmetojnë mesazhin që do të jepet në këto zgjedhje.

Sado që këto zgjedhje janë të pazakonta dhe janë për keshilltarë, këto zgjedhje me 20 gusht do të japin mesazhin e betejës e cila do të zhvillohet shumë  shpejt në zgjedhjet parlamentare.

Natyrisht që këto zgjedhje kanë edhe simboliken tjetër, është tabori i mendësisë së kontratave, është  tabori i një mendësie të ngulitur në politikëbërjen shqiptare që nga pavarsia e Maqedonisë së Veriut nga vitet e 90-ta edhe më herët.

Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut është mendësi, simbolikë kontrate që u jepet shqiptarëve, dhe kur flasim për kontratë, e kam fjalen për ato kontratat e përkohshme.

Fjalia e parë e implementuar në Kushtetutën pas 2001 kishte logjikën e një kontrate të përkohshme që u jepet shqiptarëve në menyrë që vetëm jetojnë dhe një ditë të marrin rrugëtimin për atje ku i shohim çdo ditë tek ikin në perëndim.

Ishte Aleanca për Shqiptarët në atë kohë, të cilet me vetëm 3 deputet e ndryshuam atë kontratë dhe ju dham përjetësinë shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut.” shprehet Sela, përcjell TOP24.

http://

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close