
“Eshtë shumë i bukur koncepti dhe ideja dhe mua pikërisht mpëlqen te Idriu kjo që ka një vazhdimësi. Atë që duhet të bëjë Idriu është shumë e thjeshtë, të veprojë në kuadër të asaj që ne cdo herë e themi, Struga është e jona,Struga është e bukur, e ka falë Zoti të bukur, vec ne duhet ta kemi qasjen shumë të kujdesshme.
Atë që kërkon Struga si menaxher, e kërkon njeriun i cili është i interesuar që t’a shpronësojë Strugën, t’ia heqë pronarët Strugës.
Atë që kërkon Struga është që hapsirat publike t’u takojnë qytetarëve, dhe jo kryetarit të komunës ose njerëzve të afërt të kryetarit të komunës, të cilët do të uzurpojnë këto hapsira publike sic ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Ndërsa ajo që struganët e kanë në dorë është që të mos lejojnë që dikush të tallet me intelegjencën e tyre, nuk mundet edhe të vije të kërkojë votën e qytetarëve në qoftë se kanë ftyrë këto njerëz, në qoftë se kanë parasysh se cfarë kanë deklaruar se cfarë kanë bërë me tatimet e qytetarëve. Pra nuk duhet të ketë vend mes nesh, njerëz që kur ju drejtojnë mikrofonin dhe i pyesin pse bleni makina të shtrenjta dhe luksoze, ato thonë shihni sa të bukura janë!
Ata makina janë blerë me paret e juaja vllezër, ato makina janë pjesë të parave të cilat ju mungojnë juve dhe investime në shkolla, qoftë në ngrohje, qoftë në materiale edukativo-arsimore, qoftë në ndonjë rrugë të asfaltuar etj..etj..
Nuk janë ata para private që të krenohen me bukurinë e atyre makinave. E kur i drejtohet pyetja, pse i ke harxhu këto para në kohë pandemie dhe kur restoranet kanë qenë të mbyllura? ai përsëri nënqeshet dhe thotë i kam ndihmu biznesit. Kujt biznesi? Fakultetit të tij? Atë le t’a ndihmojë ai vet, ashtu sic mendon, ashtu sic e ka bërë planin e biznesit, ama mos i bëjë dëm popullit apo?
Dhe kjo nënqeshje e dini me cilin është? Me ne të gjithë, me ne që paguajmë tatime, tatimin e shpisë,tvsh-të që i paguajmë që kthehen në formë parash në komunë, dhe me të cilat duhet të menaxhojë një kryetar komune dhe duhet t’a ketë të shenjtë atë buxhet për t’mos e keqpërdorur.
Ka ardhë koha që të gjitha ato nënqeshje dhe tallje me tatimet tona, ka ardhë koha ditën e zgjedhjeve të qeshet populli duke rrethuar numrin 6 dhe duke ia tregu vendin se ku e ka ai dhe pastaj edhe të përgjigjet edhe një herë për të gjitha keqpërdorimet që ka bërë.”
Tha Sela, percjell TOP24.



