LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Mandatet e ASH-së do të rriten me “Frontin Europian”

Pasi Kuvendi vendosi që ASH-krahu i Selës të bëhet pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela nga kjo parti tha se përmes koalicionit ASH pretendon të marrë minimum 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Sela tha se ka sinjale që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

“Mandatet e Aleancës për Shqiptarët do të rriten edhe rezultat i zgjedhjeve, por unë e kam thënë edhe në një paraqitje tjetër oferta është që minimumi, ASH do të ketë grup parlamentar si rezultat i zgjedhjeve të cilat do të ndodhin. Nuk kemi diskutuar edhe për zgjedhjet lokale, kemi diskutuar për zgjedhjet parlamentare, listat e përbashkëta në kuadër të Frontit Europian dhe natyrisht që sinjalet janë që ia vlen të diskutohet një bashkëpunim i tillë edhe për zgjedhjet lokale por sot nuk ishte objekt diskutimi”, tha mes tjerash Sela.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close