LajmeMaqedoniTopLajm

Sela-Kurtit : Sot mu kthyen në mendje pas vitet e 81-ta, u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi me gjuhën maqedonase

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një postim në profilin e tijë ka rrikujtuar kohën e viteve të 1981 ku asokohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar shumë e shëmtuar kur thuheshte nga elita politike komuniste shqiptare, dhe sot po njejt po Shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24.

Postimi plotë :
Më ka ngel thellë në kujtesë periudha e diferencimeve politike të pasviteve 1981. Është gati e pashlyeshme në mbamendjen time prej femije të askohe-kryefjala e lajmeve që niste me, nacionalizmin, shovenizmin, iredentizmin, separatizmin shqiptar! Shumë shëmtuar dukej kur thuhej shqip dhe për shqiptarët nga elita politike komuniste shqiptare. Është më se e qartë se ky zhargon politik kontrollohej nga një qendër që per qëllim kishte satanizimin e viktimës, fillimisht spastrimin institucional të shqiptarëve e me pas edhe etnik të tyre.
Sot mu rikthye kjo ndjesi e keqe e shumë viteve më parë pa asnjë ndryshim në formë dhe paraqitje!
Shqip u godit gjuha shqipe dhe perpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedone në Maqedoninë e Veriut.
Uroj të jetë një lajthitje momenti…

Related Articles

Back to top button
Close
Close