LajmeMaqedoniTopLajm

Sela: Koalicioni ynë me Alternativë është stabil dhe 12 deputetët tonë do të jenë aty për shumicën e re

 Ziadin Sela tha se 13 deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të jenë aty për të siguruar që të formohet shumica e re parlamentare. Ai tha se koalicioni është stabil dhe me marrëveshje deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Ne jemi përcaktuar me të vetmin qëllim që të sjellim të mirën e qytetarëve. Qeveria duhet të bie në momentin që humb Shkupin dhe kur si total qeveria i humb zgjedhjet në total. Qeveria duheshe të bie edhe më parë, edhe kur shpërtheu skandali më pasaportat. Qeveria duheshe të bie edhe prej ndodhive të fundit në spitalin modular të Tetovës”, deklaroi Sela. Sela tha se janë edhe shumë skandale të tjera që ka ndodhur me të cilat qeveria është dashur të bie. “Epilogu i zgjedhjeve është vula e cila dot duhet që duhet t’ua bëj me dije se e kanë tepruar se qytetari ka folur zëshëm”, tha Sela.

Related Articles

Back to top button
Close
Close