LajmeMaqedoniTopLajm

Sela : Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë çdo rymë Ruse dhe Serbe

Sonte Fronti Europian në bashkëbisedim me banorët e Kumanovës, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela në fjalimin e tijë deklaroi :

Shumë kushë mundë të pyes çka e solli këtë situatë, pse Fronti Europian dhe pse bashkimi në një koalicion i aktorëve dhe figurave politike të cilët deri dje janë parë në prizmin e kundërshtarit politik.

Ne po jetojmë në situata të ndjeshje që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflik i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballakni Perëndimorë, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet në një destabilitet dhe shfrytëzohen zgjedhjet këtu në Maqedoninë e Veriut, dhe aktorë politik që qartazi janë përcaktuar pro rugës së Rusisë dhe Putinit, të cilët mundohet të krijojnë supermadhësi, numër apsolutë deputetësh, në mënyrë që të ndalin dhe të suprimojnë dhe të krijojnë destabilitet këtu në Maqedoninë e Veriut.

Por kuptohet se Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë, është bariera kryesore e cila në shumë segmentë do ti thotë stop këtyre rymave të cilat duan të sjellin regresin dhe mungesën e lirisë.

Fronti Europian garanton që njëher e përgjithmon që  Maqedonia e Veriut të vazhdojë dhe të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore, shkruan Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close