LajmeMaqedoniTopLajm

Sela e Mickoski bashkë edhe në raundin e dytë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot në hapësirat e Parlamentit ka takuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, me të cilin është biseduar për rrjedhën e procesit zgjedhor dhe veprimet e mëtejshme. Në takim është konfirmuar përkrahja reciproke në rrethin e dytë, për komunat për të cilat kemi pasur marrëveshje për rrethin e parë zgjedhor.

“Njoftojmë opinionin se koalicioni mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është stabil dhe bashkërisht punojmë në krijimin e shumicës së re parlamentare brenda një periudhe shumë të shpejtë. Edhe përkundër manipulimeve, presioneve, blerjes së votave dhe keqpërdorimeve të shumta, qytetarët dëshmuan se janë kundër Qeverisë dhe pushteti aktual tanimë nuk ka legjitimitet për të udhëhequr vendin as në nivel lokal dhe as në atë qendror”, thuhet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close