
Bllokimi i Kuvendit nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së vazhdoi në atmosferë të tensionuar edhe sot në ditën e dytë! Vërejtje të vazhdueshme procedurale dhe përpjekje për të dalë nga salla për të mos siguruar kuorumin e nevojshëm për fillimin e seancës.
Ata para foltores dolën me pankartat “Bllokadë aktive e Kuvendit për shpëtim kombëtar”, duke përsëritur se bllokada do të vazhdojë derisa të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.



