
Sekretari i shtabit zgjedhorë të FRASH, Besir Memeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka akuzuar ata që kanë mbetur në VLEN si ushtarë të besueshëm të Adnan Azizit nga Lëvizja Besa i cili së fundmi u zgjodh edhe shef i shtabit zgjedhorë të VLEN-it. Memeti në postimin e tij shkruan “T’fala Parisit e t’fala Berlinit, jeni ushtarë të Adnan Azizit, disave me shnet, e disave ju qoftë e kaluar!”. shkruan Top24
Po kto ç’patën? Ne për Izetin e kishim 
A ju qortoi shumë Izet Mexhiti dhe Adnan Azizi që silleni si të hutuar?
E kuptojmë barën e rëndë që keni marë, të bësh zëdhënësin e Izetit njëherë e të Adnan Azizit herën tjetër, nuk e keni të lehtë. Ju tham jeni thellësisht të manipuluar, dhe jua pam distancën emocionale që ju mbretëronte atë natë në zgjedhjen e Adnan Azizit, sepse e kuptuat gjithçka që ju thamë ju doli e vërtete.
A keni logjikë dhe mendoni përpara se të shpifni, duke thënë “se ne kemi interes”, kur në të vërtetë ju u bëtë vegla të pushtetit për rroga, nga dy a tre kontrata, dhe për drejtori për anëtarët e familjes tuaj? A nuk është kjo tradhti ndaj Aleancës për Shqiptarët?
P.S Keto ditë më kujtohet ajo proverba e qershive, që thotë, “Nuk latë qershi pa hëngër”…pjesën tjetër e dini.
T’fala Parisit e t’fala Berlinit, jeni ushtarë të Adnan Azizit, disave me shnet, e disave ju qoftë e kaluar!



