BotaLajmeTopLajm

Scholz kërkon zyrtarizimin e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë nga Turqia

Scholz dhe Andersson të sigurt për solidaritetin e BE-së në mungesën e furnizimit me energji

Kancelari gjerman Olaf Scholz pret që Turqia të miratojë zyrtarisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Unë jam i sigurt se kjo do të ndodhë shpejt. Nuk dua të përmend një datë, por mendoj se të gjithë  mund të shohim se çdokush po bën përpjekjet më të mira për të siguruar që kjo të ndodhë  sa më parë”.

Scholz gjatë konferencës me homologen suedeze theksoi se nga anëtarësimi i Stokholmit dhe Helsinkit do të ketë përfitime edhe vetë organizata politiko-ushtarake.

“Me Suedinë dhe Finlandën, NATO fiton dy partnerë të çmuar që do të forcojnë aftësitë mbrojtëse të NATO-s dhe në këtë mënyrë do të rrisin sigurinë tonë…ne kemi nevojë për ta si partnerë”.

Ndërsa kryeministrja suedeze Andersson theksoi se Suedia do t’i përmbahet marrëveshjes me Turqinë, e cila çoi në heqjen e vetos ndaj kërkesës së Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake në Qershor, pas disa javësh negociatash të tensionuara.

“Ne ramë dakord për një memorandum mirëkuptimi midis Suedisë, Turqisë dhe Finlandës dhe natyrisht nga perspektiva e qeverisë suedeze ne do të veprojmë sipas memorandumit të mirëkuptimit për të cilin ramë dakord. Rastet e ekstradimeve që janë duke u proceduar në Suedi sigurisht që po zhvillohen sipas ligjit suedez dhe atij ndërkombëtar, gjë për të cilën ramë dakord në memorandumin e mirëkuptimit dhe rasti javën e kaluar ishte sipas ligjit suedez dhe atij ndërkombëtar dhe ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë”.

Javën e kaluar, qeveria suedeze ekstradoi në Turqi një person të kërkuar për mashtrim.

Qeveria në Ankara kishte akuzuar dy vendet nordike se i kanë dhënë mbështetje Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit e cila ka zhvilluar një luftë të armatosur kundër qeverisë turke për dekada. Dy krerët e shteteve folën edhe për një çështje tjetër me rëndësi si mungesat e mundshme të furnizimit me energji ku theksuan se vendet anëtare të Bashkimit Europian do të tregojnë solidaritet në çdo rast.

Related Articles

Back to top button
Close
Close