
Saubermacher informon gjithë qytetarët e Komunës së Tetovës për numrat e kontaktit me këtë kompani dhe mënyrën e hedhjes së mbeturinave.
Saubermacher:
Rikujtesë për informacion dhe regjistrim
Të nderuar qytetarë, ju rikujtojmë se për të marrë informacionet e nevojshme lidhur me shërbimet tona, mund të na kontaktoni:
Telefon: 080008000
Email: [email protected]
Adresa: Vizitoni direkt zyrat tona për çdo pyetje ose regjistrim
Për regjistrim, ju lutemi të sillni:
✅ Letërnjoftimin.
✅ Kontratën e banimit ose pronësisë (nëse është e nevojshme).
Jemi këtu për t’ju ndihmuar çdo ditë pune.
Menyra e saktë e hedhjes së mbeturinave
⚠ Kujdes: Mos parkoni veturat para lokacioneve të kontejnerëve, pasi kjo pengon pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave.
Të ndihmojmë së bashku për një qytet më të pastër!
Lajmi 3: Qarkullim më i kujdesshëm gjatë festave
Me rritjen e qarkullimit gjatë këtyre ditëve festive dhe ardhjes së mërgimtarëve, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes të shtuar:
Parkoni veturat tuaja me përgjegjësi, larg kontejnerëve dhe hapësirave të kalimit.
♻ Jepni një shembull pozitiv duke respektuar rregullat e hedhjes së mbeturinave.
Të gjithë së bashku për një qytet më të pastër dhe më të rregullt gjatë festave!



