LajmeTeknologji

Samsung lançon One UI 5.1 për 10 modele Galaxy

Në fillim të ditë u raportua se Samsung do të sillte One UI 5.1 së shpejti në Galaxy S22 Ultra, Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip, por Samsung kishte plane të tjera dhe përditësimi tashmë ka filluar të lançohet për përdoruesit.

Madje po vjen në më shumë modele smartfonësh sesi ishte raportuar përfshirë Galaxy S20, S21 dhe S22.

One UI 5.1 nuk është një përditësim madhor por rafinues krahasuar me One UI 5.0. përdoruesit marrin veçori të reja si sfonde, widgets të reja, integrim të ExperRAW, anashkalim të karikimit etj.

Përditësimi ka një madhësi prej 1.9GB dhe disa përdorues në pjesë të ndryshme të Evropës kanë filluar ta shohin ato në modelet Galaxy S22 dhe S20.

Kjo është lista e plotë e smartfonëve që kalojnë në One UI 5.1:

  • Galaxy S22
  • Galaxy S21
  • Galaxy S20
  • Galaxy Z Flip
  • Galaxy Z Flip 5G
  • Galaxy Z Flip 3
  • Galaxy Z Flip 4
  • Galaxy Z Fold 2
  • Galaxy Z Fold 3
  • Galaxy Z Fold 4

E thënë thjeshtë ky përditësim është nëse keni një smartfon të fundit flagship. Dedikimi i Samsung ndaj konsumatorëve u provua edhe një herë tjetër me kompaninë e cila ka krijuar një reputacion të mirë me përditësimet.

One UI 5.1 debutoi vetëm dy javë më parë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close