LajmeMaqedoniTopLajm

Sami Lushtaku: Studentët tanë nuk janë vetëm, pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve

Ish gjenrali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit kryetar i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në profilin e tij ka dalur në mbështetje të protestës studentore të paralajmëruar për me 18 maj. Lushtaku në postimin e tij shkruan zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

Sot, zëri i studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është zë i dinjitetit, i barazisë dhe i mbrojtjes së të drejtave që burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut.
I mbështes plotësisht protestat dhe kërkesat e tyre të drejta për të mos u prekur gjuha shqipe dhe për të garantuar zbatimin e saj si gjuhë zyrtare, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi.
Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, një e drejtë e fituar dhe e garantuar. Çdo tentativë për ta ndryshuar apo anashkaluar atë është e papranueshme.
Studentët tanë nuk janë vetëm. Pas tyre qëndron gjithë populli shqiptar, çdo qytetar që beson në të drejtën dhe barazinë e shqiptarëve.
Sot më shumë se kurrë, të gjithë jemi me studentët!
SL

Related Articles

Back to top button
Close
Close