
Sali Berisha fitoi për çdo shqiptar të ndershëm!
Sali Berisha kurrë nuk pretendoi se do të fillonte një betejë ligjore me SHBA-në dhe Home Office për të rifituar të drejtën e vizës, por për t’u thënë shqiptarëve dhe dy vendeve mike se ju nuk keni asnjë provë kundër meje dhe se vendimi është politik – për të zhbërë opozitën.
Ku jemi sot pas tre viteve?
Asnjë provë nuk nxorën dot, por vetëm sa vërtetuan se dy vende kampione të demokracisë, edhe korruptohen. Blinken u fsheh pas juridiksionit; Home Office deklaroi se provat na humbën rrugës.
Sali Berisha e fitoi betejën e vet me të vërtetën. U rikthye në krye të opozitës, edhe pse i arrestuar pa asnjë akuzë.
Nderi që ky njeri i bëri dinjitetit shqiptar, së vërtetës, opozitës dhe vendit është ndoshta akti më i madh i tij në këto 34 vite. Pluralizmi do të vinte dhe pa të, por dinjiteti i shqiptarit të ndershëm, pa të nuk vendosej.



