
Kandidati për kryetar në komunën e Tetovës, Sadi Bexheti, ka sjellë një lajm të gëzueshëm për votuesit e Tetovës. Bexheti tha se nëse i fiton zgjedhjet, sheshi i Tetovës do të marrë emrin e legjendës politike shqiptare, Arbër Xhaferi.
Bexheti tha se sheshi do të ridizajnohet tërësisht dhe do të bëhet vend i përshtatshëm për qytetarët e gjitha grupmoshave.
Bexheti paraprakisht ka premtuar se do të vendojë pengesa brenda lumit ashtu që të rritet niveli i ujit. E kjo sipas tij do mund të zhvillojë turizmin përmes udhëtimit me kaike deri te banja e qytetit.



