BotaLajme

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Të paktën gjashtë persona janë lënduar pasi një tufë dronësh rusë goditën rajonet e ndryshme të Ukrainës.

Forcat ajrore ukrainase thanë se forcat ruse lëshuan 13 drone Shahed të prodhuar nga Irani, duke synuar rajone në verilindje dhe qendër të vendit.

Të 13 dronët u rrëzuan, tha forcat ajrore, por infrastruktura kritike, si dhe ndërtesat komerciale dhe rezidenciale, u dëmtuan në rajonet Kharkiv dhe Dnipro.

Një fëmijë 13-vjeçar dhe një grua po trajtohen në spital, sipas guvernatorit të Kharkiv, ndërsa dy gra të tjera u trajtuan në një nga vendet.

Në rajonin industrial Dnipropetrovsk, dy persona u plagosën.

Ndryshe, Rusia ka nisur sulmin e pajustifikueshëm në Ukrainë më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close