
Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi se ajo nuk i ofroi garanci sigurie presidentit amerikan, Joe Biden pasi Uashingtoni e informoi Moskën për vizitën në Kiev.
“Shtetet e Bashkuara informuan Rusinë për vizitën e Bidenit në Kiev përmes kanaleve diplomatike. Ne nuk kemi dhënë garanci për sigurinë e tij”, tha drejtori i FSB-së, Aleksandar Bortnikov, raporton skynews.
Biden vizitoi dje papritmas Kievin, ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, një ditë para vizitës në Poloni.
Të dielën, zyra e presidentit publikoi një plan për të hënën, i cili sugjeronte se ai ishte ende në Uashington dhe se do të udhëtonte në mbrëmje për në Varshavë.
Por, Biden ishte tashmë në anën tjetër të botës, pasi ai udhëtoi për në Evropë në orën 4 të mëngjesit të së dielës.
Delegacioni amerikan kaloi kufirin ukrainas me tren, duke udhëtuar për gati dhjetë orë drejt Kievit, ku qëndroi për pesë orë.



