BotaLajme

Rusia nuk do të pranohet prapë në G7, thotë ministri gjerman

Gjendja aktuale e ekonomisë globale do të jetë temë kyç e takimeve.

“Ne duhet vërtet t’i rikthehemi rrugës së zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kukies. Gjermania “ka shumë detyra shtëpie për të bërë”, ka shtuar ai.

Kukies u emërua ministër i Financave nga kancelari në largim, Olaf Scholz, në nëntor, pasi koalicioni qeverisës i Scholzit u rrëzua me votë mosbesimi, dhe pritet të shërbejë në këtë post derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të së dielës, të cilat i fituan konservatorët e Friedrich Merzit.

Një luftë tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Evropës mund të shmanget, teksa të dyja palët janë të gatshme të negociojnë, ka thënë Kukies. “Askush s’është i interesuar të nisë luftë tregtare”, është shprehur ai.

Bashkimi Evropian 27-anëtarësh mund të goditet veçanërisht rëndë nga plani i Trumpit për tarifa reciproke, i cili ka për qëllim të rrisë tarifat amerikane ndaj importit për t’i niveluar ato me tarifat dhe taksat e tjera të vendosura nga vendet e tjera.

Kukies ka thënë, po ashtu, se G7 mund të diskutojë për propozimet për t’i përdorur asetet ruse në vlerë prej 300 miliardë dollarësh, të ngrira në Evropë, për rindërtimin e Ukrainës, “por bisedimet vetëm sa po fillojnë. Është mbase herët të thuhet diçka”. /REL

Related Articles

Back to top button
Close
Close