BotaLajme

Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Stërvitjet që pritet të mbahen deri më 20 Shkurt në Bjellorusi, do të përqendrohen rreth “shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm”, tha Ministria e Mbrojtjes në Rusi përmes një deklarate. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.

Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë”, shtoi ai në një deklaratë për shtyp. Gjatë stërvitjeve 10-ditore pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse.

Kremlini i është përgjigjur shqetësimeve perëndimore duke thënë se nuk ka ndërmend të lërë trupat përgjithmonë në territorin bjellorus. Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë më shumë se 100,000 trupa ushtarake që janë pozicionuar pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e tij ku të dojë brenda territorit rus.

Klan News

Related Articles

Back to top button
Close
Close