LajmeRajon

Rron Gjinovci befason, e kritikon Kurtin: Je ka shkon rrugës së Hashimit haver

Rron Gjinovci, analist, njihet për qëndrimet pro Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, në një status të fundit, Gjinovci ka bërë një kritikë të ashpër ndaj kryeministrit Kurti.
Ai e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, më saktësisht, idenë e Kurtit për rrugën që lidh Prizrenin me Tetovën, e cila parashikohet të kushtojë 200 milionë euro.
Gjinovci shkroi se Kurti është rrugës së Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës.
Shkrimi i tij:
Rruga Prizren -Tetovë është turbo follk politik. Arsimin s’e ki kërkah, shëndetësinë kërkah, ti po don me nisë rrugë minimum 200 milion Euro pa kurrfarë studimi mbi leverdinë ekonomike (sepse s’ka). Ti je ka shkon rrugës t’Hashimit haver. Ama ty nuk ka me të ec aq gat sa Hashimit, kështu që kujdes 😉

Related Articles

Back to top button
Close
Close