MaqedoniTopLajm

Rrihet drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës

Sot rreth orës 12.00 në Spitalin Klinik të Tetovës ka pasur një zënkë mes punonjësve administrativ dhe drejtorit Ekonomik Artan Etemit. Siç mësohet zënka ka nisur mes drejtorit Etemi dhe punonjësit të shërbimit teknik ku më pas kanë ardhur edhe disa persona tjerë në mbështetje të drejtorit Artan Etemit.

Ende nuk dihet arsyeja e zënkës, por pas disa minutave ka arritur policia ku personat e involvuar në rrahje janë dërguar në stacionin policor.

Nga SPB Tetovë thonë se nesër do të ketë edhe kumtesë në lidhje me ngjarjen në Spitalin e Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close