BotaLajmeTopLajm

Rrëzohet një avion në Shtutgart të Gjermanisë

Dy persona janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një avioni me katër ulëse Cessna C-172 në qytetin Shtutgart të Gjermanisë.

 

Në njoftimin e policisë thuhet se avioni me një motor, me helikë, u rrëzua dje pasdite gjatë uljes dhe më pas aeroporti u mbyll përkohësisht për fluturime.

Si pasojë e rrëzimit piloti i avionit ishte plagosur lehtë ndërsa pasagjeri 70-vjeçar është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ku trajtimi ndaj tij vazhdon.

 

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë uljes ka patur mot me mjegull dhe vranësira ndërsa po hetohet shkaku i aksidentit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close