BotaLajme

Rreziku i luftës me Ukrainën/ Rusia e gatshme për të biseduar me NATO

Pas takimit të nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian, Rusia është shprehur e gatshme të nisë bisedimet me NATO-n në një vend neutral, për të diskutuar shqetësimet mbi rrezikun e zgjerimit të bllokut drejt kufijve të saj në Evropën Lindore.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov gjithashtu bëri të ditur se Moska i ka dorëzuar Perëndimit propozime për garanci sigurie që do të ndihmojnë në përfundimin e krizës aktuale dhe fillimin e normalizimit të marrëdhënieve.

Rusia ka hartuar dy dokumente të veçanta, një për NATO-n dhe një tjetër vetëm për amerikanët. Të dyja marrin formën e një kontrate, duke përfshirë premtime ligjërisht të detyrueshme për sjelljen e ardhshme të të gjitha palëve. Teksti i dorëzuar bllokut 30 anëtarësh fokusohet kryesisht në lëvizjen e personelit ushtarak duke përfshirë një premtim se të gjithë nënshkruesit nuk do të vendosin forcat e tyre në shtetet evropiane që nuk ishin anëtarë të NATO-s në vitin 1997.

Një dokument tjetër përfshin thirrjen për të mos vendosur raketa me bazë tokësore të ndërmjetme dhe me rreze të shkurtër veprimi në afërsi të territorit të njëri-tjetrit. Po ashtu nënvizohet kërkesa që anëtarët aktualë të NATO-s duhet t’i rezistojnë zgjerimit të mëtejshëm të bllokut ushtarak, duke përfshirë pranimin e Ukrainës, e cila ka qenë prej kohësh një vijë e kuqe për Moskën.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov shpjegoi se marrëdhënia aktuale midis Rusisë dhe Perëndimit karakterizohet nga një mungesë pothuajse totale e besimit të ndërsjellë dhe mënyra e vetme për të zgjidhur problemin është përmes kontratave ligjërisht të detyrueshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close