LajmeRajon

Rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar, serbët në veri po hezitojnë

Serbët në katër komunat në veri po hezitojnë në masë të madhe të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Në ditën e 24-të të regjistrimit të popullsisë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të ASK-së, Avni Kastrati theksoi se javën e kaluar ka pasur numër më të madh të regjistrimit të popullsisë.

“Janë rreth 900 mijë qytetarë të regjistruar. Deri më tani janë regjistruar mbi 891 mijë të qytetarëve”, njoftoi ai.

Më tej, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të deklarojnë saktë rezidencën e tyre.

“Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive. Ne kemi pasur diskutim me disa institucione ndërkombëtare dhe ata do t’iu transmetohen, ata duhet ta dinë se është një e mirë për ta ditur numrin e tyre”, tha ai.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, siç shtoi ai, nuk është politik dhe se serbët duhet të marrin pjesë në këtë proces. Në konferencën para mediave, ai u bëri thirrje publike që nëse regjistruesi nuk paraqiten tek familjet, atëherë vet të kontaktojnë komunën e tyre.

Ai tha se procesi i regjistrimit të popullsisë po vijon ashtu siç është paraparë. Sipas tij, regjistruesit dhe qytetarët janë adaptuar me këtë proces. Kastrati shtoi se të dhënat preliminare do të mund të publikohet më herët se qe janë paraparë, në qershor të këtij viti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close