LajmeRajon

Rreth 7,500 fëmijë të vaksinuar

Trembëdhjetë fëmijë të moshave nga tre muaj deri në 16 vjeç, janë duke u trajtuar nga sëmundja COVID-19 në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, thotë ushtruesja e detyrës se drejtoreshës se kësaj klinike, Violeta Grajqevci. Në mesin e tyre, në këtë qendër janë duke u trajtuar edhe tre foshnje të moshës nën tre muajshe.

Grajqevci tregon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 17 fëmijë janë paraqitur për tu kontrolluar në Klinikën e Pediatrisë, kurse tre raste kanë qenë për hospitalizim.

“Vetëm gjatë muajit gusht, në Klinikën e Pediatrisë, janë trajtuar 36 fëmijë, kurse për gjashtë muajt e parë të këtij viti(janar-qershor) në këtë klinikë kanë qenë 67 fëmijë”, tha Grajçevci.

Ajo tha që nga paraqitja e rasteve të para me COVID -19, në muajin mars të vitit të kaluar, dy fëmijë kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Javëve të fundit, Kosova po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, teksa varianti Delta – që është variant më ngjitës – është bërë variant dominues i koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë po raporton se ky variant po prekë edhe fëmijët dhe adoleshentët.

Vetëm në dy ditët e fundit (24-25 gusht) 547 persona të grupmoshave 0-19 vjeç, janë infektuar me koronavirus. Nga kjo shifër, 97 persona janë të grupmoshës nga 0-9 vjeç, kurse 450 persona të moshës 10-19 vjeç.

Simptomat më të shpeshta të fëmijëve të infektuar, sipas doktoreshës Grajqevci, janë problemet me mushkëri, vjellje, diarre dhe temperaturë. Ajo kërkon kujdes nga prindërit, që fëmijët të zbatojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit, respektimin e distancës, higjienës dhe veshjen e maskës. Njëherësh, kërkon vaksinimin e personave nën moshën 18 vjeç, sidomos tashmë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close