
Turqia ka administruar mbi 109,92 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në janar.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rreth 53,94 milionë njerëz kanë marrë dozën e tyre të parë, ndërsa mbi 44,75 milionë janë vaksinuar tërësisht, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Turqia po administron gjithashtu doza të treta përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, dhe deri më tani janë dhënë mbi 10,44 milionë doza të tilla.
Deri më tani, mbi 86,9 përqind e popullsisë së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.



