MaqedoniTopLajm

Rreth 1.500 fëmijë pa certifikatë të lindjes!

Rreth 1.500 fëmijë nuk kanë certifikatë të lindjes, e me këtë janë nën rrezik të rrëmbehen apo të shiten, vepër kjo e cila shumë lehtë mund të fshihet, thotë kryetari i Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi”, Dragi Zmijanac. Shumë fëmijë mund të shihen në rrugë duke shitur gjësende të ndryshme. Zmijanac shton se keqpërdorimi i punës së fëmijëve sanksionohet shumë rrallë.

“Fëmijët fantomë mund të rrëmbehen, kidnapohen ose të shiten organet e tyre dhe askush të mos dijë asgjë për këtë. Është turp për një shtet që nga themelimi i tij deri më sot, plot 29 vjet që nuk mund ta zgjidhë këtë çështje. Është e pamundur që në një vend të ketë fëmijë fantom pa certifikatë lindjeje. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë situatë”, deklaroi Zmijanac.

Megjashi ndez alarmin për diskriminim ndaj fëmijëve bazuar në moshën, gjininë dhe statusin financiar të familjes së tyre, ndarjen e nxënësve romë, përjashtimi i fëmijëve nga familjet me rrezik social nga procesi arsimor gjatë pandemisë Covid-19.

“Fëmijët vërejnë se ata shpesh diskriminohen kryesisht nga bashkëmoshatarët për shkak të pamjes së tyre, ngjyrës së lëkurës ose peshës. Për fat të keq, në këtë vend ende ka ndarje të fëmijëve romë në shkolla të posaçme, kurse fëmijët me aftësi të kufizuara kanë pengesa të shumta për qasje në shërbimet arsimore dhe shëndetësore”, tha Bojaxhi.

Raporti alternativ i OJQ-ve për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, tregon se 10% e fëmijëve kanë qenë viktima të dhunës, kurse mbi 20% njohin bashkëmoshatar i cili gjithashtu ishte viktimë e dhunës. Fëmijët më së shpeshti cekin shembuj për dhunë të ushtruar nga bashkëmoshatarët në shkollë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close