LajmeMaqedoniTopLajm

Rrëshqitjet e dheut e pengojnë komunikacionin në magjistralen A3 nga Dellçeva drejt Makedonska Kamenicës

Rrëshqitje të vogla dhe të mëdha të dheut e pengojnë komunikacionin në rrugën magjistrale A3 në drejtimin nga Dellçeva drejt Makedonska Kamenicës. Rrëshqitjet e dheut   më të shprehura janë  pas kthesës në fshatin  Oçipalla të Dellçevës, ndërsa  kjo dukuri  vërehet në rreth 20 vende përgjatë aksit rrugor.

Për shkak të kësaj komunikacioni zhvillohet me vështirësi, në disa vende shoferët bëjnë rrugën e tyre për të lejuar qarkullimin e të tjerëve në rrugë.

Ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” janë në terren dhe plotësisht i mënjanojnë rrëshqitjet më të vogla të dheut  në një pjesë të rrugës. Prej atje apelojnë  për vozitje me kujdes dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close