LajmeMaqedoni

Rrëshqitje të dheut në rrugën Dellçevë – Kamenicë

Rrëshqitje të dheut janë regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën Dellçevë – Kamenicën e Maqedonisë. Rrëshqitjet ndodhen në afërsi të Çeshmës së Batkovës, rreth 7 kilometra nga Dellçeva.

“Moti me shi në kombinim me terrenin mund të shkaktojë dukuri të tilla, pasi kjo është një zonë që ka tendencë për dukuri të tilla. Prandaj apeli është që të vozitni me kujdes, duke respektuar sinjalistikën në komunikacion dhe duke rregulluar shpejtësinë”, thuhet në njoftim.

Për shkak të reshjeve të shiut, i cili ka filluar të bjerë me intensitet më të madh mëngjesin e sotëm, në rajonin Pianeçko-Maleshevë lëvizin nëpër rrugë të lagështa.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close