LajmeRajon

“Rrëmbimi i protestuesit në duart e policisë, akt i shëmtuar”, Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: Mbështesim investimet e huaja

Berisha foli sot për gazetarët para Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet edhe në lidhje me projektin e Zvërnecin. Ai u shpreh se nuk është kundër investimeve të huaja.

Së dyti, nuk kam asnjë faqe të atij projekti, megjithëse kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë. Së treti, PD është një parti që mbështet shumë investimet e huaja dhe qeveria ime ka pasur një ligj që zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjet e pronësisë.

Kjo e linte vendin pa investime. Nëse ty si pronar të kanë shkelur të drejtën e pronës, shteti do të të përgjigjet ty me vlerën e tregut. Që kur kemi miratuar këtë ligj, ka pasur zero probleme. Jemi shumë respektuar për çështjen e pronësisë, por mbështesim edhe investimet e huaja.

PD është partia që proteston më fuqishëm se kurrë, por mbështet investimet e huaja, garanton pronat dhe pronarët më një ligj të drejtë. Nuk ka interes më të mbrapshtë se përpjekja për të përzënë investitorët e huaj”, tha Berisha mes të tjerash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close