LajmeRajonTopLajm

Rozeta Hajdari dorëzon padi pas publikimit të audio-incizimeve për grurin

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka dorëzuar padi në gjykatë për gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahu.

Ajo tha se paditë i ka bërë për shpifje dhe për “dëm në opinion”.

“Sulmet e vazhdueshme, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm. Tentimet e dështuara për të cenuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close